Meta dhe Berisha përçajnë opozitën, sipas Kreshnik Spahiut

4 Tetor 2022 | 22:03

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk e bashkojnë, por e përçajnë opozitën.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Spahiu u shpreh se një pjesë e madhe e elektoratit shqiptar është kundër Edi Ramës, megjithatë, kjo nuk konvertohet në mbështetje për Berishën dhe Metën.

“Nuk është një aleancë e re dhe një takim i ri. Taktika po i bashkon shqiptarët rreth opozitës apo ka rrjedhje më shumë seç ka pasur. Elektorati shqiptar, është shumë më i madh në numër që urren Edi Ramën, sesa që duan Berishën dhe Metën.

Mendoj që ka një elektoral 60-70% që janë kundër regjimit të Edi Ramës, por kjo nuk konvertohet në mbështetje  për Berishën dhe Metën. Ky është ngërçi. Me taktikën primare, më shumë e çajnë opozitën”, theksoi Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026