Meta nis aksionin politik me kritika ndaj LSI: Nga sot do punojmë në 3 drejtime
Revolucioni antikorrupsion do të jetë diviza e parë e Partisë së Lirisë. Kështu u shpreh kryetari i saj Ilir Meta, i cili thirri të mërkurën mbledhjen e komitetit organizativ të partisë duke nisur kështu aksionin politik.
Meta tha se nga sot Partia e Lirisë do ecë në tre drejtime.
Revolucioni antikorrupsion, organizimi i partisë duke u hapur dhe përgatitja për qeverisjen e vendit do të jenë tri shtyllat e punës së Partisë së Lirisë, tha Meta, teksa e vuri theksin tek lufta kundër korrupsionit si më emergjente.
Teksa e cilësoi kryeministrin Edi Rama hajdutin më të madh të vendit, ish-presidenti nuk i kurseu kritikat edhe ndaj ish-partisë së tij të vjetër, LSI, që siç tha, e braktisi atë dhe popullin duke djegur mandatet.
“Nuk kemi kohë se nuk ka kohë Shqipëria. Ilir Meta nuk vë baste, bën betim. A bëri betim në Kushtetutë? Dhe Ilir Meta e ka mbrojtur Presidencën si institucionin më të rëndësishëm në vend. Të gjithë kundër i pati, edhe ju, se i dhatë besën Lulushit duke braktisur mandatet e popullit”, tha ish-presidenti.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 14:55 Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
- 14:52 E rëndë në Tale të Lezhës, mbyten në det dy të mitura
- 14:47 Po lëvizte me shpejtësi, bie nga gomonia drejtuesi i saj. Policia Kufitare ndërhyn për ndalimin e mjetit
- 14:38 Kryetarja e Parlamentit serb akuzoi organizatorët e protestës: Po synonin përçarje dhe luftë civile
- 14:36 FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”
- 14:28 Vrasja e Santiago Malkos, Ilir Selmanit i ndryshohet masa e sigurisë. Vendoset në arrest shtëpie