Meta: Pagat te fqinjët kanë shkuar në 800 €, ne kemi ngecur në 520 €
Në konferencën me gazetarët, një vëmendje të veçantë Ilir Meta ia kushtoi ekonomisë.
Kryetari i Partisë së Lirisë akuzoi qeverinë për mungesë vullneti në nxitjen e rritjes së pagave në Shqipëri, në kushtet që vendet e rajonit kanë bërë rritje të ardhurash të ndjeshme.
“Në 3 vitet e fundit, gjithë vendet e rajonit i kanë çuar pagat mesatare bruto në nivelin 800-900 euro, ndërsa Shqipëria e ka vetëm 520 euro. Në 3 vitet e fundit Shqipëria e ka rritur pagën mesatare bruto me vetëm 84 euro, dhe duke bërë që shqiptarët të paguhen 40% më pak se serbët, boshnjakët, malazezët, maqedonasit e se qytetaret e Kosovës”, u shpreh ai.
Gjatë kësaj konference komentoi edhe situatën e përmbytjeve në vend, ku theksoi se Shkodra është nën ujë për shkak të keqmenaxhimit të kaskadës.
“Problematika me të cilën ne po përballen qytetaret e Shkodrës është hapja në mënyrë të pakontrolluar e portave të kaskadës së Drinit, pasi sasia shume e larte e ujit te shkarkuar është e papërballueshme për sistemin e kanalizimeve”, deklaroi Meta.
Në lidhje me audio regjistrimin e publikuar për 21 janarin, Meta tha se nuk është gjë tjetër veçse inskenimi i radhës nga Partia Socialiste.
LEXONI GJITHASHTU
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus