Meta rikthehet sot në LSI, si president ktheu 71 ligje në Kuvend
Prej dites së sotme Ilir Meta, ish-presidentit i vendit i rikthehet jetes politike.
Sot në oren 19:00 do të zhvillohet Konventa Kombëtare e LSI-së.
Zyrtare te kesaj partie kanë thënë se kjo Konventë do te sherbejë si pikenisje për ridimensionim të LSI, por edhe për të sjellë ndryshimin që i duhet opozitës në vend.
Pritet me interes fjalimi i Ilir Metes, ku do të shpalosë edhe aksionin e tij politik.
Më herët në rrjetet sociale ka deklaruar se do te nisë “Agimi i ri që do të rikthejë demokracinë dhe Llogaridhënien”.
Në 5 vite të mandatit të tij, Meta pjesën dërrmuese e pati, përballje dhe beteje me maxhorancën socialiste.
Betejat e tij ishin juridike dhe politike.
Meta është presidenti që i ka kthyer parlamentit më shumë ligje, 71 të tilla, nga te cilat vetëm 1 është marrë parasysh nga Kuvendi.
66 dekrete janë rrëzuar, 6 ligje janë pranuar pjesërisht, ndërsa 1 ligj ende nuk është shqyrtuar.
Përveç kësaj, Meta do të mbahet mend edhe për aktet e tij që asnjë president shqiptar nuk i kishte bërë më parë. Meta nuk dekretoi një ministër, zhdekretoi datën e zgjedhje dhe thirri një protestë kundër qeverisë.
Ilir Meta gjithashtu është i vetmi president që u shkarkua nga Parlamenti dhe që lirimin nga detyra ushtarake të pasardhësit te tij e bëri me një dekret të firmosur jashtë Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 16:04 SPAK merr të pandehur krybashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 11 të tjerë, dërgohet dosja për gjykim
- 15:56 “Kërkesat e protestuesve”, Grupi Parlamentar i PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën në Kuvend
- 15:53 Talentet dhe strategjia e ekipeve të moshave, në fokus të takimit me Presidentin Duka
- 15:52 Lajm i rremë për vdekjen e babait të Messit shkakton dorëheqje dhe zemërim në Argjentinë
- 15:49 Von der Leyen u tha udhëheqësve të BE-së se është koha e duhur për të shqyrtuar një mandat për bisedime me Rusinë
- 15:41 Dita e 19 e protestës qytetare, policia merr në hetim 27 persona