Middlesbrough surprizon Chelsean, londinezët mposhten në kupë, Broja e nis nga stoli

10 Janar 2024 | 17:56

Chelsea është surprizuar në ndeshjen e parë gjysmëfinaliste të kupës së Ligës, ndërsa është mposhtur nga Middlesbrough.

Ekipi i cili qëndron në mesin e tabelës një kategori më poshtë në futbollin anglez, zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme, duke hedhur një hap të madh drejt finales së kompeticionit. Pochettino vinte pa shumë ndryshime në formacion në këtë përballje, teksa Armanod Broja e nisi nga stoli.

Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-0, ndërsa ishte Hackney ai i cili në minutën e 37’ shënoi golin e vetëm të përballjes. NË fraksionin e dytë, blutë provuan të reagojnë, por e patën të pamundur, ndërsa edhe tentativat në portën kundërshtare ishin të pakta.

Në minutën e 63’ Broja u bë pjesë e sfidës, por pa mundur të lërë gjurmë. Mbrëmjen e së mërkurës luhet gjysmëfinalja e dytë e Carabao Cup, mes Liverpool dhe Fulham. Të besuarit e Klopp cilësohen favoritë jo vetëm për fitimin e kësaj përballje, por për ti shkuar deri në fund këtij kompeticioni. Në fazën e mëparshme Fulham eliminoi Liverpoolin, ndërsa West Hamin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026