“Miku im Rama”, Presidenti i FIFA: Vetëm Shqipëria hapi dyert për refugjatët afganë

20 Nëntor 2022 | 20:01

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino në një konferencë për shtyp, ditën e djeshme është shprehur se i vetmi shtet që pranoi të merrte refugjatë afganë ka qenë Shqipëria.

Ai e konsideron kreun e qeverisë Edi Rama mik duke thënë se ky i fundit u hapi dyert refugjatëve ndryshe nga vendet e tjera.

Dhe miku im Edi Rama tha se ata janë të mirëpritur këtu në Shqipëri ku ato mund të ndërtojnë një të ardhme. Pra, Shqipëria i hapi dyert. Nga të gjithë shtetet e tjera Shqipëria ishte ajo që i hapi dyert për refugjatet afganistanezë që i duhej të iknin sepse po luanin futboll në Afganistan.”- thotë ai.

Në videon e ndarë nga Rama ai thotë ndër të tjera se dhe falë ndihmës së Katarit janë shpëtuar mbi 160 gra.

“Falë ndihmës së Katarit kemi pasur mundësi të shpëtojmë mbi 160 vajza dhe gra më së shumti nga Afganistani për ne Katar.”- theksoi ai në konferencën për shtyp pak para nisjes se Kupës së Botës.

Mesnatën e 27 Gushtit 2021 në Shqipëri mbërriti avioni i parë me 121 afganë.

Në muaj në vazhdim numri afganëve të strehuar në Shqipëri shkoi 2400. Fillimisht u akomoduan në qytetin Studenti në Tiranë dhe Durrës. Për afganët Shqipëria ishte stacioni  i parë i një jete të sigurt, larg mbretërimit të Talebanëve.

Shumica e afganëve që mbërritën në vendin tonë u strehuan në Shëngjin.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026