Milaim Zeka: Njoh deputetë dhe politikanë shqiptar që rrahin gratë dhe të dashurat

8 Janar 2024 | 22:16

Gazetari Milaim Zeka ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” për të folur për rastin tragjik të Bedrie Lokës, 41-vjeçares që i dha fund jetës duke pirë fotoksinë pas bullizmit ndaj saj në rrjetet sociale dhe dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti.

Milaim Zeka tha se dhuna në familje është e zakontë në Shqipëri madje ai u shpreh se njeh deputetë dhe politikanë që ushtrojnë dhunë ndaj grave apo edhe ndaj fëmijëve të tyre.

“Krejt kjo prodhon dhunë te qytetari i thjeshtë që i beson kutisë magjike televizive. Pastaj po të kalojmë  te pjesa dërrmuese e deputetëve të kuvendit të Republikës së Shqipërisë, minimumi 50% e politikanëve dhe deputetëve në Shqipëri dhe në Kosovë, janë njerëz që kanë dosje për rrahje të grave të dashurave, për dhunimin e tyre, dhunimin e fëmijëve e të tjera e të tjera.

Unë njoh plot politikanë që i kanë dhunuar të dashurat, qoftë dashnoret qoftë gratë e tyre. Kemi plot avokatë që thirren si analistë në studio televizive që përpos ushtrimit të dhunës në familje që rrahin gratë dhe të dashurat e tyre, janë përdorues të mëdhenj të kokainës”,-tha gazetari Milaim Zeka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente të rënda, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, deklaroi nga Korça se protestat qytetare janë një element normal i demokracisë, ndërsa sfida kryesore për...
20:57 | 10/07/2026

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026