“Ministri më i përkëdhelur i Ramës”, Qafoku krahason Ahmetajn me Hamza Kastriotin
I ftuar në Euronews Albania, Roland Qafoku e ka cilësuar përplasjen Rama-Ahmetaj, të ngjashme me situatën mes Koçi Xoxes dhe Enver Hoxhës. Por ai tha se mund të kemi të bëjmë edhe me një tradhëti, duke e krahasuar Ahmetajn me Hamza Kastriotin.
“Nuk e ndaj dot në kemi të bëjmë me sindromën e Hamza Kastriotit apo të Koçi Xoxes. A është i tradhëtuar Rama nga Ahmetaj, apo kemi një stil si Enver Hoxhës ndaj Koçi Xoxes”, tha Roland Qafoku.
Roland Qafoku ka thënë se ministri Ahmetaj ka qenë më i përkëdheluri i kryeministrit Rama dhe njeriu që i ka qëndruar më afër atij, por nëse ka një skandal ekonomik Ministri i Financave duhet të mbajë përgjegjësi.
“Ahmetaj ka qenë ministri më i rëndësishëm dhe më i përkëdhelur i kabinetit të Ramës. Nëse ka një akuzë apo një skandal financiar, Ministër Financash ka qenë Arben Ahmetaj. Kështu që të dalësh i larë nëse ka një skandal…Nëse ka pasur një skandal, ne po flasim për Ministrin e Financave, zëvendës- Kryeministrin dhe njeriun që harxhonte më shumë kohë se askush tjetër me Kryeministrin tonë”.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 13:40 Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?
- 13:39 Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)
- 13:37 Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
- 13:30 Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë
- 13:27 Kritikoi qeverinë somaleze në internet, 27-vjeçarja dënohet me tre vite burg. Vendimi ngjall reagime të shumta
- 13:27 Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë