Ministria e Jashtme e RMV-së tregon pse u mbyll hapësira ajrore për Lavrov

6 Qershor 2022 | 11:10

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u detyrua të anulojë vizitën e tij në Serbi, pasi 3 shtete ballkanike mbyllën hapësirat e tyre ajrore për avionët që nisen nga Rusia.

Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria, ishin tre shtetet që mbyllën hapësirën ajrore për avionin e diplomatit rus.

Për “Euronews Albania”, ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut deklaroi se ka refuzuar kërkesës e ambasadës ruse për leje që të shfrytëzohet hapësira ajrore e saj.

Kjo pasi qeveria maqedonase ka vendosur mbylljen e hapësirës ajrore për avionët rusë.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka refuzuar kërkesën e ambasadës ruse për lejen që të shfrytëzohet hapësira ajrore për fluturim deri në Beograd, për shkak se qeveria tashmë ka sjellë vendim për mbylljen e hapësirës ajrore të Maqedonisë së Veriut për transportuesit ajror të Federatës Ruse”, thuhet në deklaratën e ministrisë për “Euronews Albania”.

Anulimi i vizitës së Lavrov, është konfirmuar edhe nga ministria e Jashtme e Rusisë.

Ishte planifikuar që diplomati rus të mbërrinte këtë të hënë në Beograd, ku do të zhvillonte një vizitë dy ditore.

Ai do të takohej me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shefin e diplomacisë serbe dhe kryetarin e Kuvendit, Ivica Daçiç.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026