Ministria e Mbrojtjes: Është reduktuar ndjeshëm sipërfaqja e tokës nën ujë

24 Nëntor 2022 | 10:47

Ministria e Mbrojtjes njofton se ka një përmirësisim të situatës nga reshjet, ku ka një reduktim të sipërfaqes së tokës së përmbytur.

Njoftimi i ministrisë:

Ndërprerja e reshjeve në orët e fundit ka sjellë tërheqje të ujit në sipërfaqet e përmbytura duke reduktuar ndjeshëm edhe sipërfaqen e tokës nën ujë.

Në Bashkinë Shkodër

Sipërfaqe toke me prezencë uji ka mbetur 1130 ha tokë, ndërsa vijon tërheqja. Nuk ka banesa me prani uji. Mbeten ende edhe 7 familje të evakuuara nga 52 që ishin ditën e parë. 24 anëtarët e këtyre familjeve janë strehuar në konvikt. Lumenjtë Drin dhe Buna janë brenda nivelit kritik dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Në Bashkinë Lezhë

Mbeten 4 banesa me prezencë uji, ndërsa sipërfaqja e përmbytur është 2350 ha. Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pa ndërprerje. Konkretisht në Drojë, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuotën kritike dhe hidrovori Balldre brenda normave.

Punonjësit e OSHEE po punojnë për të rikthyer energjinë, pas shkëputjes si pasojë e motit të keq në disa zona të Gjirokastrës, Shkodrës dhe Kukësit.

Prej datës 20 nëntor kur nisën reshjet intensive, janë akativizuar në terren:
1. 710 Forca të Armatosura
2. 605 Forca Zjarrfikëse
3. 454 Forca nga Policia Shtetit
4. 345 Forca Vullnetare
5. 146 Forca të FNSH
6. Ekipet e Shërbimit Mjekësor
7. 165 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe zjarrfikëse
8. Varka dhe motorbarka

Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile mbeten të gatshme të bashkëpunojnë me pushtetin vendor në çdo rast nevoje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri

Segmenti rrugor Qafë Qelë–Koman, me një gjatësi prej 31 kilometrash, është rikonstruktuar, duke përmirësuar aksesin drejt një prej zonave me potencial të lartë turistik në...
17:31 | 10/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026

Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër

Familja Mbretërore Shqiptare është shtuar me një anëtar të ri. Ka ardhur në jetë Princi Aleksandër, djali i Princ Lekës dhe Princeshës Blerta. Lajmi u...
16:48 | 10/07/2026