Ministrja Kushi: Libra falas për nxënësit nga klasa e 1 në të 3

19 Dhjetor 2022 | 12:34

Ministrja e Arsimit Evis Kushi u shpreh pas mbledhjes së qeverisë se do të ketë libra falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën çdo vit.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi edhe një tjetër vendim, trashëgimi i teksteve për nxënësit më të rritur se klasa e 4 nga një brez në tjetrin për 3 vite.

“Qëllimi është të lehtësojmë barrën financiare të familjeve dhe e kemi specifikuar që janë tekste shkollore në përdorim falas. Nxënësit pasi i përdorin 1 vit, duhet t’i dorëzojnë që t’i marrë viti tjetër. Këto do të zgjasin për 3 vite. Nëse nuk përdoren, mund të zëvendësohen edhe pas vitit të parë apo të dytë. Kemi vendosur që për nxënësit nga klasa e 1 në të 3, nxënësve t’u jepen tekstet falas çdo vit. Vendosëm kështu sepse për nxënësit e klasave fillore janë shumë të vegjël për t’i ruajtur por edhe se ka tekste e shënime që është e vështirë për t’u fshirë. Arsyeja pse kemi vendosur që për klasat e tjera të jenë në përdorim falas e të trashëgohen nga një brez në tjetrin është që të mësojnë ta mirëmbajnë e ta përdorin nga një brez në tjetrin”, tha Kushi.

LEXONI GJITHASHTI:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026