Mitsotakis: Greqia është përballur me kushtet më të këqija të motit në 40 vjet

24 Tetor 2024 | 07:07

Greqia e goditur nga zjarret është përballur këtë vit me kushtet më të këqija të motit në katër dekada, tha të mërkurën para parlamentit, kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Sipas raporteve të Kombeve të Bashkuara, rajoni i Mesdheut është përcaktuar nga shkencëtarët si një “pikë e nxehtë” e ndryshimeve klimatike, me ngrohje më të lartë se mesatarja globale.

Greqia është goditur vazhdimisht nga valët përvëluese të të nxehtit dhe zjarret shkatërruese çdo verë.

“Ne prisnim një vit shumë të vështirë për sa i përket klimës, ishte më i vështiri në 40 vitet e fundit sipas të dhënave nga të gjithë shkencëtarët, përfshirë ato nga monitoruesi kombëtar i klimës”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis në parlament.

Ai vuri në dukje “temperaturat vazhdimisht më të larta se mesatarja”, “thatësirën “, “erërat e forta”, duke shtuar se Greqia duhet të përballet me pasojat e ndryshimeve klimatike.

Deri më tani, numri i zjarreve ka arritur në 9,101, nga 7,163 vitin e kaluar, 44,000 hektarë tokë është djegur, tha kryeministri gjatë një debati parlamentar për këtë çështje.

Zjarret në pyje filluan më herët se normalisht këtë vit. Zjarre masive u regjistruan që në mars, në veri të vendit.

Greqia përjetoi verën me të nxehtë, njoftuan autoritetet në shtator, me valë të të nxehtit në qershor dhe temperatura rekord gjatë verës.

Qershori dhe korriku ishin muajt më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1960. Më shumë se 20 njerëz vdiqën nga zjarret në pyje në Greqi vitin e kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026