Mjekja: Çfarë ndodh me trupin e një fëmije kur vihet në narkozë totale

8 Tetor 2023 | 12:31

Mjekja Aurora Meta Dollenberg sqaroi në një intervistë për Euronews Albania se çfarë ndodh me trupin e një fëmije kur vihet në narkozë totale.

Ajo shtoi se edhe në Gjermani, njësoj si në rastin e 3-vjeçarit që humbi jetën në Tiranë, pas ndërhyrjes në dhëmbë, 4 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e narkozës totale.

“Arsyet më të shpeshta të vdekjes në raste të tilla të vdekjes së papritur është një pushim i papritur i zemrës, një çrregullim vdekjeprurës i ritmit të zemrës që çon pastaj në ndalimin e qarkullimit të gjakut dhe funksionimit të të gjitha organeve përfshirë këtu dhe trurin. Edhe pse biopsia do të japë rezultatin e saj final ne si mjekë e dimë se kush janë ato mekanizma që çojnë në vdekjen e papritur te një fëmijë dhe mund të themi që koma artificiale që ne krijojmë përmes narkozës së plotë është një gjendje shumë afër vdekjes, nëse duam ta quajmë kështu. Pra në momentin që ne japim anestezi që e çojnë fëmijën në gjendje gjumi kaq të thellë saqë një kufi shumë i hollë e ndan nga një vdekje cerebrale e pakthyeshme atëherë është afër logjikës që me anë të anestetikëve që ne japim e ngadalësojmë pulsin e zemrës, tensionin e ulim në një masë shumë të lartë, pra ne vetë parametrat vitalë nëpërmjet narkozës i ngadalësojmë në një formë të tillë që patjetër me çdo minutë që kalon rrisim dhe rrezikun që ky pacient të kalojë në një pushim zemre,” – u shpreh Meta Dollenberg.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026