Mjekja ORL: Shqetësuese, fëmijët i zë gjumi me kufje në vesh
Klodiana Zaharia, mjeke ORL tha për “Good morning Albanians” se është shqetësuese që fëmijët i zë gjumi me kufje në vesh pasi automatikisht kjo mund të ndikojë në dëgjimin e tyre në të ardhmen.
“Është një trend rënia e dëgjimit në moshat e reja dhe që nga frekuentimi i ambienteve me zhurmë, për të rinjtë që punojnë në ambiente me zhurmë, por edhe për të rinjtë që përdorin kufjet, që shumë herë edhe prindërit ankohen, i zë gjumi me kufje dhe me muzikë të lartë,” – u shpreh mjekja.
Një studim tregon se 1,35 miliard të rinj janë në rrezik të humbasin dëgjimin.
Një ekip ndërkombëtar akademikësh e bëri vlerësimin pas rishikimit të më shumë se 30 studimeve në 20 vende që përfshinin rreth 20 mijë njerëz të moshës 12 deri në 34 vjeç. Ata arritën në përfundimin se rreth gjysma e njerëzve dëgjojnë muzike apo shohin video me zë të lartë dhe shkojnë në koncerte ku luhet muzikë e lartë.
Volumi nën 80 decibel konsiderohet i sigurt për të rriturit, ndërsa 75 decibel është konsideruar i sigurt për fëmijët.
Ekspertët e dëgjimit thonë se volumi mbi 85 decibel ka të ngjarë të shkaktojë dëmtim të dëgjimit. Megjithatë, gjysma e njerëzve dëgjojnë rregullisht një volum deri në 1112 decibel.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 20:57 Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente të rënda, kjo është demokraci dhe më gëzon
- 20:49 AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
- 20:31 Bllokohet një dërgesë me ndihma për shqiptarët në Luginën e Preshevës, akuzohen autoritetet serbe
- 20:13 ‘Rilindja Urbane 2.0’ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Nuk duam fasada, kërkojmë decentralizim real
- 19:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:39 Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE