Mjekja: Vajzat e reja marrin ilaçe depresive overdozë, kam pasur 7 raste në ditë

30 Maj 2023 | 08:48

Gjithmonë e më shumë njerëzit në mbarë botën po bëhen të varur nga ilaçet duke i konsumuar, madje edhe në rastet kur nuk janë realisht shumë të nevojshme.

Po ashtu ka pacientë të cilët vuajnë nga disa sëmundje njëkohësisht dhe për këtë arsye janë të detyruar të pinë disa tableta të ndryshme çdo ditë.

Suela Xhufi, toksikologe tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se numri i personave që paraqiten në toksikologji me mbidozë ilaçesh qetësuesish është alarmante.

Ajo tregoi se janë deri në 7 raste në ditë kryesisht vajza që marri me qëllim mbidozë medikamentesh me qëllim vetëvrasjen.

“Rastet që vijnë në toksikologji janë raste të pacientëve që kanë tendencë vetëvrasëse. Më të shpeshtat janë preparatet psikiatrike. Vijnë vajza të reja që pijë preparate të benzodiezepinave, barna psikotrope që jepen ndoshta edhe pa recetë. Në ditë ne mund të na vijnë 4-5 raste të vajzave të reja që kanë marrë mbidozë. Janë ilaçe që përdoren për gjumin, për ankthin dhe marrin deri në 10 tableta, overdozë me qëllim suicidal. Kemi pasur edhe deri në 7 persona në ditë që vijnë me overdozë të ilaçeve psikoatrike”,  tha toksikologia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024