Mjeku Bardhi: Kush nuk ha mëngjes nuk është i uritur gjatë ditës

10 Korrik 2024 | 09:00

Mjeku nutricionist Luçjano Bardhi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se mëngjesi nuk është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Sipas tij, kush nuk ha mëngjes nuk ndihet i uritur gjatë ditës.

“Kortizoli është  hormoni që na ngre nga gjumi, sa më i lartë niveli i kortizolit aq më i lartë ai i insulinës, sa do të thotë që në mëngjes njeriu ka nivele të larta të sheqerit. Nëse në mëngjes përdorim ushqimet si buka me reçel, kornflejks këtë insulinën e ngre dyfish. Duhet të konsumojnë një dietë të shëndetshme, të mos jetë ushqim kryesor sheqeri, por yndyrna, si vaji, proteina. Nëse nuk e konsumoni mëngjesin…fëmijët duhet ta konsumojnë rreth 1 orë e gjysmë pas zgjimit, gjatë ditës nuk është i uritur, nuk e ndej nevojën 4-5 herë. Thelbi janë proteinat dhe yndyrnat e shëndetshme jo karbohidratet”, tha mjeku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024