English

Mjeku i bën thirrje shqiptarëve: Jo kafe me raki që në mëngjes, mësoni të pini ujë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mjeku i urgjencës Adrian Fandi ishte mëngjesin e kësaj të premte i ftuar në emisionin “Good Morning Albanias”, për të folur rreth kujdesit që duhet të kemi në këtë verë të nxehtë.

- Advertisement -

Ai tha se shpesh njerëzit ndihen të dehidratuar për shkak të temperaturave të larta, ndaj ajo që është e këshillueshme është të konsumojnë sa më shumë ujë.

Ai madje bëri edhe një thirrje për të gjithë ata emigrantë që do vijnë të kalojnë  pushimet në Shqipëri që të mësohen të pinë ujin që në mëngjes, në vend të rakisë me kafen, sipas tij e mira është që të shmanget s më shumë konsumi i alkoolit por edhe i pijeve energjike.

“Ju që udhëtoni në Shqipëri, filloni të pini ujë që në mëngjes, jo të filloni të pini kafen dhe rakinë. Evitoni pijet alkoolike dhe pijet energjike.

Pijet energjike kur është vapë janë të dëmshme, sepse rritin të rrahurat e zemrës, por jo tensionin e gjakut. Duhet volum për të mbushur trupin me ujë jo energji”,-tha mjeku Adrian Fandi për Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?