Monumentet e kulturës në Gjirokastër, 300 mijë turistë vizituan 500 objekte kulti

1 Janar 2024 | 19:30

Përgjatë stinës së dimrit në Gjirokastër është ndërhyrë për mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës në shërbim të zhvillimit të turizmit.

Qyteti i gurtë pasuri e UNESCO-s numëron rreth 500 objekte monumente kulture të kategorisë së parë dhe të dytë. Punimet e kryera janë përqendruar  në mirëmbajtjen e pikave më të vizituara nga turistët siç janë kalatë mesjetare.

“Në kuadër të planit vjetor 2023 Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër ka kryer disa ndërhyrje në monumentet e kulturës së Kategorisë së Parë dhe të Dytë, kryesisht i është kushtuar rëndësi e veçantë pastrimit nga bimësia të këtyre objekteve siç janë kalaja e Gjirokastrës, kalaja e Libohovës, Kardhiqit, kalaja e Palokastrës, nga ana e Drejtorisë Rajonale të Trashgimisë Kulturore Gjirokastër është bërë një punë e madhe për ti pastruar këto objekte dhe mirëmbajtur, dua të theksoj se në kalanë e Gjirokastrës, sivjet pas një periudhe të gjatë kohe është kryer pastrimi i bimësisë në mure ku prerja e kësaj bimësie i ka rritur jetëgjatësinë mureve pasi rrezikonin dëmtimin e tyre”, thotë Ardis Duka, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore.

Rëndësi i është kushtuar edhe mirëmbajtjes së monumenteve të objekteve të kultit, të cilat po tërheqin gjithmonë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

“Gjithashtu, gjatë këtij viti janë kryer edhe punime në disa objekte kulti si në kishën e Shën Kollit në Saraqinishtë, në manastirin e Mingulit, manastirin e Spilesë dhe në disa objekte të tjera si në Teqenë e Koshtanit disa riparime të çatisë”, tregon Duka.

Tashmë monumentet e kulturës në rajonin e Gjirokastrës janë kthyer në qendra të rëndësishme për zhvillimin e turizmit ndërsa përgjatë vitit 2023 u vizituan nga mbi 300 mijë turistë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026