“Mos i puthni bebet nëse keni herpes në buzë”-Mjekja tregon rrezikun e këtij veprimi
Mjekja dermatologe Sidita Boriçi ka folur në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews për virusin e herpesit.
Boriçi tha se herpesi si çdo virus tjetër është i transmetueshëm nga një person te tjetri, prandaj sipas saj, nuk duhen puthur bebet nëse jemi të infektuar me këtë virus në buzë.
Ajo shtoi gjithashtu se më parë herpesi për shkak të kushteve socio-ekonomike është shfaqur shumë më përpara në moshë.
“Herpersi në vetvete është një virus dhe çdo virus transmetohet nga një person te një tjetër. Prandaj themi të mos i puthim bebet e vegjël përshembull. Sepse herpesi është shumë i transmetueshëm, ka transmetim të lartë.
Nga lëkura në lëkurë, ose përmes sekrecioneve të gojës. Deri diku është e pashmangshme. Më parë herpesi edhe për shkak të kushteve socio-ekonomike është shfaqur shumë më përpara.
Por në vetvete herpesi është një virus që qëndron në nervat e lëkurës. Është diçka që nuk largohet asnjëherë, por thjesht mund të riaktivizohet”, tha Boriçi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit