Forcat ruse vijojnë bombardimet në lindje të Ukrainës, të përqendruara në rajonin e Donbasit.
Por, sipas inteligjencës ushtarake britanike, Moska me gjasa ka humbur 1/3 e trupave të saj që nga nisja e luftës në muajin shkurt.
Ministria britanike e Mbrojtjes gjithashtu parashikon se ofensiva ruse në Donbas nuk do të përshkallëzohet në 30 ditët në vijim.
Në anën tjetër, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se Rusia nuk po arrin objektivat e saj.
“Lufta e Rusisë në Ukrainë nuk po shkon sipas planeve të Moskës. Ata dështuan në pushtimin e Kievit. Ata po tërhiqen nga zonat përreth Kharkivit. Ofensiva e tyre më e madhe në Donbas ka ngecur. Rusia nuk po i arrin objektivat e saj strategjike”, u shpreh Jens Stoltenberg.
Nëse forcat ruse janë drejt ezaurimit, luftëtarët ukrainas kanë fituar terren. Batalioni i tyre i parë ka arritur në kufirin rus në rajonin e Kharkivit këtë të diel.
Por 3 ditë pasi u godit nga sulmet ruse, zjarrfikësit ende po shuajnë flakët e asaj çfarë ka mbetur nga një qendër kulturore në fshatin e Derhachit, në veri të Kharkivit.
Ndërsa forcat ruse janë tërhequr nga zona, tashmë ato po shënjestrojnë rrugët e furnizimeve dhe në perëndim, raketat ruse kanë goditur infrastrukturën ushtarake pranë qytetit të Lvitit.
LEXONI GJITHASHTU: