Mourinjo pranë rikthimit në Bernabeu, portugezi do të zëvendësojë Ancelottin

22 Tetor 2023 | 19:10

Prej kohësh Real i Madridit është në kërkim të trajnerit që do zëvendësojë Carlo Ancelottin, me italianin që siç dihet do të jetë pjesë e Selesao nga viti 2024.

Dëshira e presidentit Fiorentino Perez është Xabi Alonso, por në përgjigjen dhënë klubit, ish-mesfushori ka pohuar se nuk është gati për të drejtuar një skuadër të atij niveli.

Në këtë pikë, emri më i përfolur për të drejtuar Los Blancos është ai i Jose Mourinhos. Portugezi e njeh mjaft mirë skuadrën, për më tepër e ka drejtuar për 3 sezone pas largimit të tij nga Interi, madje duke fituar La Ligan në sezonin 2011-2012.

Kontrata e 60-vjeçarit me Romën përfundon në fund të sezonit, që do të korrespondonte në mënyrë të saktë me largimin e Ancelottit nga galaktikët dhe emërimin e portugezit.

Edhe pse Roma po kalon një formë jo shumë të mirë në Serie A, sërish drejtuesit e klubit kanë besim të plotë tek trajneri i tyre, por me gjasa nuk do të ketë rinovim nga ana e trajnerit.

Një rikthim i Mourinhos në Madrid, do të ishte i dyti në karrierën e tij, pasi diçka të tillë e ka bërë tek Chelsea, ekip të cilin e drejtoi në dy periudha të ndryshme. Kujtojmë se karrierën si trajner, the special one e nisi në vitin 2000 në vendlindje, ndërsa padyshim arritja më e madhe është fitimi i Ligës së Kampionëve, me Interin e Porton.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026