Musliu: Rrugët që të çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak ende të bllokuara nga serbët
Gazetari Jeton Musliu thotë se rrugët që të çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak, në veri të Kosovës janë ende të bllokuara nga serbët.
Në një intervistë për Euronews Albania, Musliu u shpreh se situata është e qetë, por mbetet e tensionuar në veri të vendit.
“Vërehet një tensionim paksa më i përgjithshëm. Në veri të vendit vijojnë të mbeten të bllokuara dy rrugët kryesore që të çojnë në dy pikat kufitare në veri të republikës, pra ato që të çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.
Serbët lokalë kanë vazhduar t’i mbajnë të bllokuara këto dy akse rrugore, duke vendosur kamionë në mes të rrugës, në mënyrë që qarkullimi të ndërpritet. Në përgjithësi, situata është e qetë, por mbetet e tensionuar në veri të vendit”, theksoi ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cila tha se do t’i bëjë kërkesë KFOR-it, për dërgimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti theksoi se Kosova nuk kërkon konflikt, por do të mbrohet me forcë dhe vendosmëri.
Deklaratën e Vuçiçit, Kurti e ka cilësuar kërcënim me agresion ushtarak.
LEXONI GJITHASHTU
Dhunohet gazetari i Euronews Albania nga truprojat e Albin Kurtit
Avokati i Haklajve për kallëzimin ndaj Berishës: Kemi dorëzuar si provë një video…
“Berisha krijoi përçarje”, Drini: S’e menduam që arrinim deri në këtë pikë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë