“Muxhahedinët gënjenin sy për sy”, gazetari: Ja ku gaboi media me këtë ngjarje
Gazetari Igli Çelmeta tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se dyshohet qe mes muxhahedinëve ka agjentë të infiltruar.
Para se mediat t’u jepnin zë dhe figurë muxhahedinëve, që sipas tij gënjenin sy për sy, duhet të prisnin një njoftim zyrtar të policisë. Në këto kushte, Çelmeta thotë se forma si ky aksion policor ishte jo e duhura.
“Që policia të bëjë kontrolle në kampin e MEK, duhet një vendim gjykate; dhe për kontrollet që kreu Policia e Shtetit kishte një vendim nga Gjykata e Posaçme, pasi SPAK kishte kërkuar të bëheshin kontrolle. Jam paksa i pakënaqur me mënyrën si reaguam ne mediat për këtë kontroll të Policisë së Shtetit në kampin MEK. Duhet të prisnim të përfundonte kontrolli i Policisë së Shtetit, të dilte me një deklaratë zyrtare Policia e Shtetit dhe më pas të shkonim ne të gjitha mediat dhe t’i jepnim zë dhe figurë muxhehedinëve, të cilët gënjenin sy për sy që policia po i dhunonte, madje ka pamje filmike që ata po dhunonin Policinë e Shtetit. Shtrihen para furgonëve të policisë, u bllokojnë rrugën dhe nuk ka asnjë lloj dhunë fizike të policisë ndaj muxhahedinëve,” – u shpreh Çelmeta.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret