Muxhahedinët kanë hakeruar agjenci shtetërore iraniane, thotë gazetari

9 Shtator 2022 | 19:02

Gazetari Olsi Jazexhi thotë se muxhahedinët të cilët strehohen në vendin tonë, kanë hakeruar agjenci kombëtare iraniane, para se Irani të kryente sulmin kibernetik më 15 korrik.

Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Jazexhi u shpreh se pas sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë, ka kërkuar përmes një letre, që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të hetojë aktivitetin e muxhahedinëve.

“Kur ka ndodhur hakerimi, i dërguam një letër presidentit, kryeministrit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kur kërkuam që Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shqipëri të hetojë aktivitetin muxhahedin. Përpara se të ndodhte hakerimi ndaj Shqipërisë, muxhahedinët kanë hakeruar agjenci shtetërore iraniane. Diçka që është kriminale në Shqipëri dhe e dënueshme në Kodin Penal”, theksoi ai.

Kompania multinacionale Microsoft ka bërë publik një hetim që konfirmon se Irani qëndron prapa sulmit kibernetik kundër qeverisë shqiptare.

Menjëherë pas sulmit kibernetik kundër qeverisë shqiptare në mes të korrikut, Ekipi i Zbulimit dhe Reagimit të Microsoft (DART) u angazhua nga qeveria shqiptare për të drejtuar një hetim mbi sulmet – të cilat tashmë janë konfirmuar të jenë drejtuar nga shteti i Iranit.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama kërkoi që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.

Në lidhje me sulmin kibernetik, këtë të premte, Departamenti i Thesarit të SHBA-së vendosi sanksione ndaj Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe Ministrin për Aktivitetet Malinje Kibernetike, Esmail Khatib.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026