“Na duhet model i ri në politikë”, Lapaj: Opozita po humbet votuesit e saj

14 Maj 2023 | 22:39

Avokati Adriatik Lapaj tha se problem kryesor me pjesëmarrjen në votime është se qytetarët opozitarë janë kthyer në elektorat gri dhe nuk po shkojnë të votojnë.

I ftuar në Euronews Albania ai tha se shkaku i gjithë kësaj është që ne nuk po arrijmë ta pranojmë se Shqipëria ka nevojë për një model të ri politike.

“Këta i nxjerrin të vetët në votime, por problem është se elektorati gri nuk ka shkuar të votojë, ose elektorati blu është kthyer në elektorat grin në të pakën 200.000 njerëz. E gjitha kjo ndodh se ne nuk pranojmë që në këtë vend duhet të ketë një model të ri në politikë.

Nuk ecet me vitin XIX. Maradona ishte shumë i mirë në kohën e tij, por nuk mund të luante Maradona para se të vdiste. Është çështje brezash dhe çështje stafetash”,-tha Adriatik Lapaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026