Nard Ndoka zbulon avantazhet e kandidatit të BF për bashkinë Kukës
Kreu i PDK Nard Ndoka tha në një intervistë për Euronews Albania se kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Kukësin Emri Vata ka disa avantazhe që e bëjnë atë fitues përballë kandidatit të mazhorancës.
Sipas tij, Kuksianët do ta ndëshkojnë këtë mazhorancë për turpin me ish-kryetarin e bashkisë, Safet Gjici dhe për vjedhjen që u bënë votave të tyre në 14 maj.
“Vata ka disa avantazhe ka një goditje të madhe politike vetë rilindja për shkak të garës së pabarabartë në 14 maj përmes ndikimit të bandave. Vata po përballet me kandidat të konsumuar me një mazhorancë edhe më të konsumuar. Por edhe në raport me kandidatin paraardhës të BF, nuk arriti të mbrojë çdo cep të territorit pasi u përqendruar më shumë te programi. Vata është një njohës i mirë i terrenit duke fituam besimin e qytetit. Është edhe pjesa morale, është edhe fenomeni Alma që e shoqëron këtë mazhorancë. Kuksianët do ta ndëshkojnë këtë mazhorancë”, tha Ndoka.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kandidati i BF në Kukës: Qytetarët rikthejnë dinjitetin e tyre në vend në 24 shtator
- Kulluri: Vata avantazh për të fituar zgjedhjet në Kukës, të bëjë fushatë pozitive
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 13:36 Vrasje me armë zjarri në Shkodër, raportohet një i vrarë
- 13:26 Begaj nga Lugina e Preshevës: Shqipëria do të vijojë mbështetjen për të drejtat e shqiptarëve
- 13:03 Kuvajti intercepton raketa dhe dronë, një person mbetet i plagosur
- 13:00 “Mos u ndalni kurrë së zhvilluari, mos u ndalni kurrë së thelluari” Mesazhi i Kryepiskopit Joani për studentët
- 12:58 Erdogan pret kryeministrin e Malit të Zi në Ankara
- 12:56 Volkswagen planifikon mbylljen e fabrikave në Gjermani