Ndahen çmimet e Panairit të Librit, Zija Çela shkrimtari më i mirë
Janë ndarë mesditë e kësaj të shtune çmimet e edicionit të 25- të të panairit të librit. Shkrimtari më i mirë i vitit u shpall Zija Çela, teksa libri më i mirë studimor “Tri format e mendimit” nga Arben Imami.
Një ditë përpara përfundimit të tij janë ndarë këtë të shtunë çmimet e edicionit të 25- të të “Panairit të Librit”. Juria e përbërë nga 5 anëtarë mes tyre shkrimtarë, përkthyes dhe studiues, kanë përzgjedhur fituesit mes 59 autorëve shqiptarë dhe 50 të huaj të propozuara nga shtëpitë botuese pjesëmarrëse.
Kryetari i jurisë, shkrimtari Virgjil Muçi në fjalën e tij në ceremoni shpjegoi metodologjinë e përzgjedhjes së fituesve.
“U shqyrtuan vetëm ato vepra të paraqitura prej shtëpive botuese pjesëmarrëse në panair, të cilat patën mirësinë t’ia përcillnin librat jurisë”, tha Muçi.
Çmimi për shkrimtarin më të mirë të vitit shkoi për Zija Çelën me romanin “Banka e ankesave”’.
“Që të jem i sinqertë nuk e kisha marrë me mend këtë çmim, pasi është edhe një vit i veçantë. Filloi me çmimin e prozës më të mirë në Gjakovë, Gjergj Fishta në Lezhë, tani shpejt Teuta në Podgoricë dhe thashë boll më”, u shpreh shkrimtari Zija Çela.
Kryetari i shoqatës së botuesve, Petrit Ymeri nuk harroi të vlerësonte punën e botuesve dhe kontributin e tyre.
“Ne e bëjmë këtë punë, të gjithë ne botuesit sepse e duam librin, e duam kulturën, e duam vendin tonë duam dhe të ardhmen e vendit tonë”, tha Petrit Ymeri, kryetar i shoqatës së botuesve shqiptarë.
Teksa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij përshëndetëse e konsideroi panairin një çlodhje.
Gjithashtu, me çmimet në këtë panair u vlerësuan edhe autorë si Arben Imami për veprën më të mirë studimore, Natasha Porocani Shuteriqi me çmimin e letërsisë për fëmijë, Romeo Çollaku për përkthimin më të mirë të vitit dhe Klarita Lagji për përkthimin më të mirë nga letërsia franceze, çmim që akordohet nga ambasada franceze në vendin tonë.
Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar
“Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori
- 17:59 Pse Péter Magyar ngurron të bashkëpunojë me BE-në në çështjen e Ukrainës
- 17:51 A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?
- 17:47 Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
- 17:45 U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve
- 17:42 Zjarr i madh në kodrat e Shtërmenit, në terren dhjetëra zjarrfikës
- 17:38 Katari ndalon përkohësisht lundrimin e anijeve, shkak shqetësimet për sigurinë