Ndalohet importi i bagëtive të imta në Greqi, shkak bëhet përhapja e murtajës
Në shtetin fqinj të Greqisë me mijëra bagëti janë të ngordhura për të shkak të murtajës së rënë së fundmi.
Për këtë është vetë Ministria e Bujqësisë në Shqipëri ajo e cila ka ndaluar importin e krerëve të imta nga shteti grek, rumun e turk, vende këto ku ky lloj infeksioni është aktiv.
Grupe pune janë ngritur edhe në juglindje për kontroll të imtësishëm, për shkak të frikës të kontrabandës nga kufiri i gjelbër të bagëtive, për shkak edhe të afërsisë me Greqinë.
Sipas përgjegjësit të sektorit veterinar në Korçë, Demirali Latollari, vendi ynë është ende “i pastër” nga kjo murtajë.
“Me urdhër të ministres është ndaluar importi i kafshëve nga Greqia, Rumania e Turqia, për shkak se në këto shtete sëmundja eshte dhe e sjellim me dorën tonë. Qarku jonë ka një shtrirje të gjerë të kufirit të gjelbër. Deri më sot nuk kemi asnjë kafshe te sëmurë me këtë sëmundje.” –thotë Latollari.
Fermerët duhet të jenë të kujdesshëm në rast se identifikojnë raste sëmundjesh në bagëtitë e tyre ndërkohë që sëmundja nuk paraqet problem për popullatën, thotë ai.
“Me të diktuar një rast minimal, të lajmërojnë shërbimin veterinar. Janë në kontakt me gjithë fermerët. Fatmirësisht nuk kemi probleme tek njerëzit, sëmundje ngjitëse nga kafsha në kafshe, shpërndahet nëpërmjet ajrit, kur rrinë bashkë në një fermë, ndërsa tek njeriu nuk transmetohet.”
Për shkak të murtajës, në shtetin grek paraqiten me mijëra bagëti të ngodhura, në qytete si Larisa e Trikala, vende këto shumë afër me kufirin shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër
- 18:23 Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje
- 18:13 Hungaria i bashkohet Prokurorisë Publike Evropiane, hapet rruga për hetime mbi fondet e BE-së
- 17:57 SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë, prioritet diplomacia
- 17:56 Rama mesazh me foton e Flamingove për BE-në: Thanë se negociatat u bllokuan, puna e tyre janë llafet! Fjala jonë është puna
- 17:39 Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
- 17:31 Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri