Ndoka: Gjesti i Behgjet Pacollit që të paguajë gjobën për Xhakën është folklorizëm
Biznesmeni Behgjet Pacolli deklaroi se nëse Granit Xhaka dënohet sepse veshi fanellën me mbiemrin Jashari në fund të ndeshjes me Serbinë, atëherë ai vetë personalisht do të paguajë gjobën.
Në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, theksoi se gjesti që bëri biznesmeni është folklorizëm.
Sipas tij veprimi i tij nuk është politik.
“Ky nuk është investim, por është korrupsion i sistemit. Është folklorizëm. Është një gjest jopolitik”- tha Ndoka.
Granit Xhaka veshi në fund të ndeshjes Zvicër-Serbi fanellën e shokut të tij Ardon Jashari. Sigurisht, mbiemrit Jashari në fanellë iu vesh një konotacion politik, gjë që futbollisti e mohoi.
Ai u shpreh se fanellën e veshi në respekt të shokut të tij, e sidoqoftë kjo nuk ka shmangur që Xhaka të jetë në qendër të kritikave.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:14 Vrasje, plagosje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona me rrezikshmëri të lartë në Durrës
- 13:13 OBSH: Shtrirja e epidemisë së Ebolës në Kongo është më e madhe se sa tregojnë shifrat zyrtare
- 13:00 Fraksion i dosjes “Revanshi”, GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal me mbi 40 vite burg
- 12:58 Si reaguan udhëheqësit e NATO-s ndaj dhuratës së Erdogan
- 12:50 Ndryshohen masat e sigurisë për 3 vajzat e dyshuara për dhunimin e 17-vjeçares në Fier
- 12:40 Lindjet me viza turistike, Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët: Nuk do t’iu rinovohet viza në të ardhmen