“Në fund bëjnë atë që duan”- Baçi: Jo arnime të kodit zgjedhor, PS nuk do Reformë

26 Janar 2024 | 18:34

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është shprehur se Reforma Zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të trajtojë qartë të gjitha problematikat e sistemit zgjedhor.

Komentet Baçi i bëri në Euroneës Albania, ku tha se nuk duhet të ketë arnime të kodit zgjedhor, sa për të thënë që ‘bëmë Reformë’.

Ai shtoi gjithashtu se mazhoranca socialiste në Komisionin e Reformës Zgjedhore, bashkë më përfaqësues të PD zyrtare, po ‘u hedhin hi syve’ shqiptarëve sikur po punojnë për të bërë Reformë Zgjedhore, por në fund sipas tij, do të bëjnë atë që duan ata.

“Nëse u la në dorë të partisë për ta bërë rreshtimin, atëherë lista mbetet e mbyllur, për arsye se e ke orientuar se kush duhet të votohet më shumë, ndërsa po u bë sipas alfabetit, atëherë mund të quhet listë e hapur. Duhet parë si do votohet, ku do votohet, kush do e kontrollojë votën, etj.

Prandaj duhet të mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore. Merret eksperiencë nga ndërkombëtarët, për të pasur një kod zgjedhor sa më të drejtë, për zgjedhjet e ardhshme. Këto janë pretendimet që PD bën.

Jo të bëjnë dy arnime të Kodit Zgjedhor për të thënë që bëmë reformë. I kanë bërë gati ca gjëra vetë aty dhe në fund fare do të bëjnë atë që duan ata. Nuk dua të merrem më fare me këta kolegët tanë të dalë nga lista e 2021. Nëse do të ishin të sinqertë, ata nuk do të thoshin që nuk i njohim këta deputetët e tjerë. E kanë përjashtuar edhe Bardhin, ne na kanë përjashtuar më herët akoma”, tha Baçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026