Në klasë të parë që 5 vjeç, propozimi i Ministrisë së Arsimit

8 Korrik 2022 | 14:18

Edhe një 5-vjeçar mund të futet në klasën e parë, me kushtin që të mbushë 6 vjeç brenda 31 dhjetorit të atij viti.

Këtë propozon Ministria e Arsimit dhe Sportit në projektligjin e ri të arsimit i nxjerrë në konsultim publik.

Për ekspertët e arsimit, që kjo të ndodhë nevojiten disa kushte.

“Ka studime në mbarë botën që mosha e pjekurisë së fëmijës për të vazhduar shkollën është mosha 6- vjeçare. Nëse do e fusim këtë, fëmija detyrimisht duhet të ndjekë një vit parashkollorin dhe të ketë një referencë të posaçme nga mësuesi”, thotë Fatmit Vejsiu, ekspert arsimi.

Ky propozim sipas Ministrisë së Arsimit, është bërë duke u mbështetur në ndryshimet e zhvillimit aktual të fëmijëve

Një nga ndryshimet e reja që propozon ministria është se nuk do lejohet në arsimin parauniversitar asnjë mësues apo punonjës i dënuar më parë për vepra penale që lidhen me të miturit.

Të tilla propozime vijnë pas rasteve të përdhunimeve dhe ngacmimeve seksuale që mësuesit kanë kryer me të mitur.

Sipas Ministrisë së Arsimit ky propozim bëhet për të mbrojtur fëmijët nga individë me potencial rreziku. Ky parashikim shihet si një mundësi më shumë për parandalimin e përsëritjes së veprës penale ndaj të miturive. Projektligji me të tilla ndryshime është në fazë konsultimi publik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026