Neritan Ceka: Kurti duhet të dalë në zgjedhje të parakohshme, por me një kusht…

31 Maj 2023 | 21:36

Historiani Neritan Ceka i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, tha se Kurti ka ndërmarrë veprime autoritare, ndërkohë që Kosova është një shtet që e fitoi pavarësinë e saj nga SHBA, për këtë arsye ai tha se  do duhej që Kurti të dilte në zgjedhje të parakohëshme.

Megjithatë Ceka shtoi se në rast se Kurti del në zgjedhje të parakohshme do duhej që të merrnin pjesë edhe partitë serbe në Kosovë, pra fillimisht duhet të arrihet një marrëveshje për këtë. Në rast se kjo  nuk ndodh atëherë sipas Cekës mbetet vetëm ndërhyrja e ndërkombëtarëve.

Veprimet e Kurtit kanë qenë autoritare. Kosova është pjesë jo e ngjarjeve politike që zhvillohen në Kosovë, por pjesë e ngjarjeve politike që ndodhin në gjithë Europën. Kurti duhet të ishte më i lidhur dhe më i bindur ndaj ndërkombëtarëve. Ai është kryeministër, por duhet të kuptojë që është edhe guvernator i fuqive që e krijuan.

Albin Kurti duhet të bëjë rolin e tij, ai duhet të shkojë të zbatojë planin amerikan dhe e dyta duhet të shkojë patjetër në zgjedhje të parakohshme. Por duhet të ketë një marrëveshje, që partitë serbe të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje. Duhet të ketë një marrëveshje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026