Neritan Ceka zbulon mesazhin që i dhanë studentët në dhjetor ‘90
Historiani Neritan Ceka, një nga themeluesit e PD, tregoi në Euronews Albania përjetimet nga protesta e studentëve që çoi më tej në ndryshimin e sistemeve në Shqipëri.
Ceka u shpreh se ajo që ndodhi me studentët në dhjetor ishte e papritur, pasi siç tha pas ambasadave u duk sikur lëvizja ishte shuar.
Ai ndau edhe një mesazh që i kishin dhënë studentët e tij pasi e kishin ftuat të bashkohej me ta.
“Ishte e papritur ajo që ndodhi në dhjetor. Gjëja e parë që thoshim ishte që u vra frika, asnjëherë nuk kam pasur frikë. Isha pedagog i tyre dhe erdhën dhe më kërkuar t’u bashkohem. U thashë: më duhen dhe ca muaj të mbaroj studimin për ca qeramika të Belshit. Ata më thanë: ato poçe të vjetra kanë 2 mijë vjet që presin, do presin edhe 2 muaj, hajde dhe bashkohuni me ne. dhe vërtetë Instituti i Arkeologjisë u bë qendra ku u shtyp programi i parë i PD”, tregoi Ceka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia