‘Nga 1 shtatori periudhë e paqëndrueshme’, Brnabiç akuza ndaj Kurtit

29 Gusht 2022 | 11:25

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka deklaruar se nga 1 shtatori  “Kosova fillon një periudhë të paqëndrueshme”.

Sipas, kjo për arsye të mos-arritjes së një marrëveshje për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Albin Kurti nuk dëshiron paqe dhe nuk është i gatshëm për kompromis”, ka thënë kryeministrja serbe për Radio Televizonin e Serbisë.

Të shtunën, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

Lajmi u bë i ditur nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një postim në Twitter. Tashmë qytetarët e dy vendeve mund të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026