Ngec ‘motori’ franko-gjerman, problemet e brendshme dobësojnë dyshen lidere të BE
Motori franko-gjerman ka ngecur. Politikisht të dobët, liderët e dy vendeve do ta kenë më të vështirë të mbrojnë agjendën e tyre në arenën evropiane. Në Gjermani, koalicioni qeverisës u zhbë pas shkarkimit të ministrit të Financave javën e kaluar.
“Zgjedhjet e parakohshme në Francë gjatë verës e dobësuan ndjeshëm Macron dhe cenuan hapësirat e tij për manovra në bisedimet për borxhin e përbashkët evropian. Për shembull, kur u publikua programi i Mario Draghit, ai ishte në një pozitë shumë më të dobët nga sa ishte përpara zgjedhjeve franceze dhe atyre evropiane. E ngjashme është dhe situata e Scholz, që nuk është ftuar nga kryeministri polak Donald Tusk në një takim evropian, ku do të jenë Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer”, thotw Jacob Ross, nga Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë.
Pas zgjedhjes së Donald Trump, kryeministri polak Tusk njoftoi se do të takohej me homologët evropianë për të diskutuar politikat e mbrojtjes.
Ndërsa liderët e shumë vendeve të NATO-s si Britania, Franca, shtetet baltike dhe ato skandinave janë ftuar në tryezë, kancelari gjerman Olaf Scholz nuk ka marrë një ftesë.
Kriza politike gjermane vjen në momente të vështira. Sapo të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump mund të përpiqet të përçajë BE-në.
“Donald Trump ka të gjitha interesat për t’i bilateralizuar marrëdhëniet ndër-atlantike pasi ai e di se, nëse flet me Viktor Orban, Emmanuel Macron apo Olaf Scholz veç e veç, ai do të ketë shumë më tepër peshë në bisedimet për tarifat dhe ato për mbrojtjen evropiane nga sa do të kishte po t’i fliste një blloku me 27 shtete anëtare që mund të kenë një qëndrim të përbashkët. Kjo përbën një rrezik të madh”, shprehet Ross.
Kërcënimi për recesion në Gjermani mund ta amortizojë më tej motorin franko-gjerman. Gjermania, vendi me ekonominë më të madhe në BE, do të jetë e fokusuar tek fushata zgjedhore, në një kohë kur Trump kërcënon me tarifa produktet evropiane.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrau 15 pacientë dhe u përpoq të fshihte gjurmët, dënohet me burgim të përjetshëm mjeku në Gjermani
Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO riafirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështet Ukrainën
Miratohet Deklarata e Ankarasë: NATO shpall mbi 50 miliardë dollarë prokurime të reja ushtarake
- 16:30 Egjipti kërkon përjashtimin e gjyqtarëve nga Kupa e Botës
- 16:29 Ish-komandanti i Ushtrisë së Jugosllavisë, Momçillo Perishiç, lirohet nga burgu
- 16:25 Kosovë, dhjetëra të arrestuar për prostitucion dhe shfrytëzim të fëmijëve
- 16:18 Samiti i NATO-s, Trump flet me Zelensky-n për Iranin: Nëse duhet, do t’i shkatërrojmë
- 16:18 Trump: Zelensky dhe Putin duan marrëveshje, SHBA do t’i japë Ukrainës licencë për prodhimin e sistemeve Patriot
- 16:05 Dorëhiqet trajneri më i suksesshëm i Kroacisë, Daliç mbyll kapitullin 9-vjeçar