Ngjarjet kryesore të orëve të fundit në Ukrainë

18 Prill 2022 | 07:30

Agresioni rus në Ukrainë vijon me sulme nga toka dhe ajri, ndërsa forcat ukrainase po bëjnë një luftë të fortë për mbrojtjen e Mariupolit.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se përkeqësimi i kushteve në Mariupol “mund të jetë një vijë e kuqe” në negociatat me Rusinë pasi i bën bisedimet më të vështira.

Mariupoli do të mbyllet për hyrje dhe dalje duke filluar nga e hëna dhe forcat ruse kanë filluar të lëshojnë leje për lëvizje brenda qytetit të rrethuar, sipas një këshilltari të kryebashkiakut të Mariupolit.

Ai shtoi se “do të jetë e pamundur jo vetëm të lëvizësh mes rretheve të qytetit, por edhe të dalësh në rrugë”.

Zelenski tha në një fjalim të dielën se Rusia dëshiron të “shkatërrojë përfundimisht Donbasin” në Ukrainën lindore dhe akuzoi forcat ruse se kanë shkelur të drejtat bazë humanitare. CNN i cili raportoi deklaratën e Zelenskit shkruan se nuk mund të vërtetojë këto pretendime.

Granatimet vazhdojnë në verilindje. Kharkivi u bombardua në zona të banuara. Sipas autoriteteve lokale, 5 civilë humbën jetën, ndërsa shumë të tjerë u plagosën.

Ndërsa forcat ruse janë ende në kontroll të plotë të rrethit Borivskyi në rajonin e Kharkivit, trupat e Moskës po “tërhiqen gradualisht” nga zona në drejtim të rajonit Donetsk, fshati Borova.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026