Nikolla, takon Presidenten e Parlamentit të Bremen, Antje Grotheer

18 Shtator 2023 | 20:12

Në kontekstin e bashkëpunimit me Bundestagun dhe parlamentet e Landeve të Gjermanisë, Kryetarja e Kuvendit,Lindita Nikolla, po zhvillon një vizitë zyrtare në Landet Bremen dhe North Rhine- Wesfalia.

Gjatë vizitës në Bremen, Kryetarja Nikolla u takua me Presidenten e Parlamentit të Bremen, znj. Antje Grotheer.

Pasi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe dialogun intensiv politik të nivelit të lartë, znj. Nikolla nënvizoi mundësinë dhe dobinë e bashkëpunimit me parlamentet e landeve. “Decentralizimi i bashkëpunimit parlamentar mes Kuvendit dhe Landeve është një rrugë për të afruar më shumë institucionet, bizneset dhe njerëzit e vendeve tona.

Bashkëpunimi me Bremenin, si një qendër e rëndësishme ekonomike e kulturore e Gjermanisë, është me shumë interes. Bashkëpunimi i Kuvendit me Parlamentin e Landit do të nxisë edhe bashkëpunimin mes institucioneve të tjera si edhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar në fushat e energjisë, turizmit, telekomunikacionit, infrastrukturës, agrobiznesit, bashkëpunimin arsimor, kulturor dhe në sektorë të tjerë. Bashkëpunimi mund të përfshijë edhe mbështetjen e Landit ndaj integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, në kontekstin e Procesit të Berlinit.”, nënvizoi znj. Nikolla.

Presidentja e Parlamentit të Bremen, Antje Grotheer, vuri në dukje se Parlamenti dhe institucionet e tjera të Landit mirëpresin bashkëpunimin me Kuvendin, institucionet dhe qytetet shqiptare. Përveç bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe nxitjes së investimeve, kryeparlamentarja Grotheer theksoi rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit mes deputetëve të rinj dhe parlamenteve rinore.

Kryetarja Nikolla e ftoi Presidenten Parlamentit të Bremen, Antje Grotheer, për një vizitë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka kërkuar falje pas reagimeve të forta që shkaktoi deklarata e saj për spastrimin...
12:29 | 16/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026