Nis operacioni i tretë për evakuimet në Mariupol

6 Maj 2022 | 11:48

Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq kanë nisur një operacion të tretë për evakuimin e civilëve nga qyteti port i Mariupolit dhe  fabrika e çelikut Azovstal.

Deklarata u bë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, raporton BBC.

Ai tha se 500 civilë janë shpëtuar dhe e kanë marrë veten pas jetesës nën granatimet ruse pa ujë dhe ushqim.

“Të evakuuarit kanë ndarë histori prekëse me stafin e OKB-së. Nënat, fëmijët dhe gjyshërit kanë folur për traumën e tyre. Disa kishin nevojë urgjente për kujdes mjekësor. Shpresoj se koordinimi i vazhdueshëm me Moskën dhe Kievin do të çojë në më shumë korridore humanitare për t’u lejuar qytetarëve një kalim të sigurt,” – tha Guterres.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024