Nis sot aplikimi online për studimet në universitet, ja si funksionon

30 Korrik 2024 | 10:14

Rreth 29 mijë studentë kanë plotësuar formularin A1 dhe AiZ, prej 15 korrikut kanë nisur procedurat për aplikimin ne universitet duke hedhur te dhënat ne sistemin U-Albania.

Sot 30 korrik deri në datën 4 gusht, kandidatët qe duan të ndjekin studimet, përfshirë edhe ata qe kanë përfunduar arsimin e mesëm të larte jashtë vendit, pas pagesës se tarifës se aplikimit, do te aplikojnë në portalin U-Albania nëpërmjet formularit online të aplikimit.

Aplikimi do të kryhet mbi bazën e notës mesatare sipas vendimit përkatës te Këshillit të Ministrave për kriterin e notes mesatare dhe kritereve te tjera te përcaktuara , duke zgjedhur deri ne 10 (dhjete) programe studimi nga lista e programeve te studimit qe ofrohen.

Sipas vendimit te Ministrisë se Arsimit, pagesa e tarifës se aplikimit për në portal nuk ka ndryshuar, ajo do te jetë në vlerën 2000 (dy mijë) lekë dhe kryhet ne zyrat e Postes Shqiptare apo ne bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë ne portalin U-Albania. Edhe këtë vit, mesatarja që kanë propozuar universitetet për kandidatit për studente, do te jetë 6.5.

Universiteti me i madh publik, ai i Tiranës ka propozuar për vitin akademik 2024- 2025, 4577 kuota. Pas përfundimit të aplikimeve ne portalin U-Albania do te shihet se sa kane preferuar te studiojnë ne arsimin e larte publik. Për këtë vit te ri akademik, pranimi do të jete me konkurs në 4 degë, Mjekësia, Sporti e Artet dhe Arkitektura.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

Konferenca e Kryetarëve vendos të enjten për datën e seancës për reformën territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte planifikuar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite votimin e raporteve të Partisë...
17:41 | 21/07/2026

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026