Nisma e gazetarit: Mbledhim tapat e shisheve, ndihmë për proteza e karroca me rrota
Gazetari Osman Stafa ka nisur një fushatë për t’u ardhur në ndihmë personave me aftësi të kufizuara fizike të cilëve u duhet një protezë apo një karrocë me rrota.
Fushata nuk ka nevojë për lekë, për kohë apo për një përkushtim të madh, mjafton që tapat plastik të shisheve të mos i hidhni, por t’i grumbulloni pasi ato mund të riciklohen e prej tyre të prodhohen proteza e karroca me rrota.
I ftuar në “Good Morning Albanians” Osman Stafa ka treguar më tepër rreth kësaj iniciative.
“Jam frymëzuar nga një rast që një zonjë më dërgoi në Turqi ku zhvillohej diçka e tillë. Nuk kisha informacion që diçka e tillë ishte zhvilluar më herët në Shqipëri, por kam mësuar se nga këto detajet e vogla, këto tapat ne mund t’i mbledhim nga shishet që harxhojmë në përditshmëri.
Është më tepër e lidhur me dëshirën dhe vullnetin për të bërë mirë. Tapat janë lënda e parë që shërben për ricikluesit, unë kam kontaktuar me disa riciklues dhe njëri më tha se nëse është për bamirësi, ai do i marrë gati me dyfishin e çmimit, ndaj kush ka dëshirë, pasi kjo fushatë ka nevojë për shumë njerëz, mund t’i bashkohet nismës”,-tha gazetari Osman Stafa në Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:20 Vala e të nxehtit në Francë, mbi 2,000 të vdekur vetëm gjatë muajit qershor
- 09:14 Protestuesi i vë flakën vetes jashtë selisë së OKB-së në Nju Jork
- 09:12 Identifikohet autori i sulmit me bombë në Monako, ku u plagos oligarku ukrainas. Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar
- 09:09 Hegseth për praninë ushtarake në Evropë: Kemi një plan për shkurtime të trupave amerikanë
- 09:04 Trump: Është qesharake që SHBA-të të vazhdojnë marrëdhënien e tyre “të njëanshme” me NATO-n
- 08:59 IKMT shemb ‘beach barin’ pa leje në Jalë