Një nga autorët e Dobraçit mund të ketë mbetur i vrarë, Karamuço: Çfarë dihet…

23 Janar 2025 | 22:04

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se në masakrën e Dobraçit mund të ketë pasur viktima edhe nga ana e atentatorëve. Sipas tij ndonëse nuk konfirmohet nga policia, një apo dy nga atentatorët mund të jenë plagosur në masakrën e 30 tetorit.

“Në atë ka edhe një informacion i cili ëhst ëende i pakonfirmuar nga ana e policisë sepse nuk ajnë gjetur prova, që edhe nga ana e atentatorëve ka pasur plagosje. Personi i tretë në vendngjarje në makinën e viktimave ka qëlluar mbi 16 herë me pistoletë. Medohet se mund të jenë plagosur një apo dy atentator. Për njërin prej tyre thuhet se mund të ketë humbur jetën. Megjithatë këto janë të dhëna operative dhe ende nuk janë konfirmuar nga ana e organeve tona”,-tha Karamuço.

Kujtojmë se atentati ndodhi në zonën e Dobracit, në rrugën Shkodër-Koplik, më datë 30 tetor.

Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, u ekzekutua në vend, ndërsa Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për kryebashkiak, Xhemal Bushatit, ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes në spitalin e Shkodrës. Kalimtarja Flutura Basha, e cila po lëvizte me motor bashkë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha, gjithashtu u vra në sulm. Bashkëshorti ndërroi jetë 3 ditë më pas në spital.

Deri më tani janë vetëdorëzuar në polici për këtë ngjarje në Policinë e Shkodrës,  dy nga të dyshuarit  Izmir Sakica dhe Samuel Troshani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026