“Një nga gardistët me armë”, Tritan Shehu: Po militarizohet parlamenti
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu tha në një intervistë për Euronews Albania se beteja që po bëhet në parlament nga opozita është për të rivendosur demokracinë.
Sipas tij parimet janë të forta dhe nuk duhet lejuar militarizimi i parlamentit.
“Kjo protestë që ka nisur është për të rivendosur demokracinë në parlament, për të rivendosur të drejtat e deputetit në parlament, pra që deputeti të jetë sovran në parlament, ashtu siç e ka zgjedhur qytetari deputetin. Është një betejë për ca parime të mëdha të demokracisë.
Në mbledhjen e grupit parlamentar që ne patëm pas Kuvendit u tha se së paku njëri nga anëtarët e gardës kishte armë. Kjo u tha nga kolegë të cilët kishin identifikuar praninë e armës te një nga gardistët, që është absolutisht shkelje e çdo parimi, çdo rregulloreje, do të thotë militarizim i parlamentit,” – u shpreh Shehu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë