Përplasjet në Kuvend, Bardhi zbulon aksionin opozitar: S’ka më veprimtari normale

1 Nëntor 2023 | 14:37

Gazment Bardhi tha për mediat se deputetët e opozitës janë të vendosur që për sa kohë që shkelen të drejtat e opozitës, mazhoranca nuk do lejohet të ketë një veprimtari normale, edhe nëse kjo e fundit sjell gardën me vete.

Ai tha se mazhoranca i ka mbyllur çdo rrugë institucionale opozitës e madje akuzoi kryeparlamentaren Nikolla se ajo ka ndërhyrë në punët e brendshme të Partisë Demokratike.

“I kanë mbyllur opozitës çdo rrugë institucional. Së pari, duhet të respektohet e drejta kushtetuese e deputetëve të opozitës për llogaridhënie ndaj qeverisë Kontrolli i veprimtarisë së qeverisë është funksion kushtetues i Kuvendit që është i detyrueshëm  për t’u aplikuar kur kërkohet nga 35 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Së dyti, ka të bëjë me vijimin apo me përmbushjen e një detyrimi që rrjedh nga disa raporte të OSBE, ODHIR që lidhet me reformën zgjedhore.

Ne kemi bërë propozimet tonë për përbërjen e komisionit të posaçëm parlamentar dhe mazhoranca duhet të respektojë të drejtën e deputetëve të opozitës që të përfaqësohen në komisionin e posaçëm parlamentar me ato kolegë deputetë që ne dëshirojmë të na përfaqësojnë në tryezën e reformës zgjedhore.

Së treti, që është çështje edhe më shumë flagrante, ka të bëjë me një tallje apo me një ndërhyrje të vazhdueshme që kryetarja e kuvendit me urdhër të Edi Ramës, ndërhyn në punët e brendshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Se kush është grupi parlamentar i PD dhe se si e rregullojmë ne organizimin tonë të brendshëm, kjo nuk është çështje as e Edi Ramës e as e kukullës së tij që e ka emëruar si kryetare kuvendi, por e ka zhveshur nga çdo kopetencë.

Grupi parlamentar është i vendosur për të mos lejuar veprimtarinë normale të parlamentit deri sa opozita të ketë mundësi të funksionojë në mënyrë normale. Mazhoranca ta harrojë se ajo do të kryejë veprimtari normale. Sot sollën 100 forca të gardës së republikës, nesër mund të sjellin më shumë. Nëse ky është parlamenti i Shqipërisë, një vend anëtarë i NATO-s dhe kandidat për në BE që kryetarja e kuvendit duhet të mbushë korridoret e kryesisë së kuvendit me punonjës garde për të dhunuar deputetët e opozitës, do duhet të presë pasojat”,-tha Gazment Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026