Norris, fituesi i 5-të në 5 vitet e fundit në “Singapore Grand Prix”
Lando Norris më në fund arriti një sukses duke u nisur nga “pole position” në Marina Bay duke dominuar garën e vetme të mbrëmjes në Formula 1.
Pas tij Max Verstappen tregoi mjeshtërinë e limitimit të dëmve në një fazë ku luafta për titull kampion sa vjen e bëhet më e ashpër. Një garë pa incidente dhe për të parën herë pa praninë e Safety Car, prodhoi disa nga statistikat më interesante në aktivitet…
* Përveç “Safety Car” në “Singapore Grand Prix” për të parën herë nuk u pa asnjë flamur i verdhë.
* Për të 3-in vit rradhazi gara u kryesua nga fillimi në fund nga një pilot i vetëm.
* Ishte fitorja e 3-të në karrierën e Norris.
* Ai u bë fituesi i 5-të në 5 sezonet e fundit pas Lewis Hamilton, Sebastian Vettel, Sergio Perez dhe Carlos Sainz.

* Norris është piloti i vetëm që fiton nga “pole position” në 10 garat e fundit, suksesin e Holandës e përsëriti në Singapor.
* Për të parën herë në karrierë, Norris kryesoi në fund të xhiros së parë.
* Paraqitjet e tij në Marina Bay kanë ardhur në përmirësim, nga vendi i 7-të në të 4-in, të 2-in dhe më në fund fitues.
* Norris ka diferencën më të madhe me vendin e dytë, 22.946s në Holandë dhe 20.945s në Singapor.
* Verstappen u rendit në vendin e dytë në Marina Bay, i vetmi cirkuit ku ai nuk ka fituar asnjëherë.

* Verstappen ka kryesuar vetëm 3 xhiro në karrierën e tij në Singapor.
* Kampioni i Botës nuk fiton prej 8 garave dhe në Singapor arriti podiumin e 2-të në 6 garat e fundit.
* Me vendin e 3-të, Oscar Piastri u ngjit në podium për të 7-ën garë këtë sezon.
* Piastri ka 8 pikë më pak se Charles Leclerc në klasifikimin e pilotëve.
* McLaren u ngjit për të parën herë me të dy makinat në podiumin e Singapore GP.
* Piastri vazhdon të kompletojë çdo xhiro këtë sezon, 1083 në total.
* Australiani ka grumbulluar më shumë pikë në 9 garat e fundit, 156 pikë.

* George Russell mori pikët e para të karrierës në Singapor.
* Russell reduktoi diferencën me Hamilton në 19 pikë.
* Leclerc në vendin e 5-të ndërpreu serinë e 4 podiumeve rradhazi.
* Ferrari mungoi për të parën herë nga 2017 në podiumin e Singapor.
* Hamilton zhvilloi garën e 350-të në karrierë duke u renditur i dyti pas Fernando Alonso’s që kryeson me 395.
* Carlos Sainz u rendit në vendin e 7 në garën e 200-të në karrierë, të cilën e fitoi një vit më parë.
* Alonso mori pikët e para në Singapor nga viti 2018 duke u ngjitur në podiumin e 4 në 5 garat e fundit.

* Nico Hulkenberg u rendit për të 6 herë në zonën e pikëve këtë sezon, për të parën herë prej Silverstone.
* Vendi i 9-të barazoi renditjen më të mirë të Haas në Singapor, Romain Grosjean në vitin 2017.
*Sergio Perez mori të vetmen pikë në dy garat e fundit.
* Yuki Tsunoda përfundoi të parin “Singapore Grand Prix” në karrierë.
* Esteban Ocon u rendit në vendin e 13-të, rezultati më i mirë prej garës së Belgjikës.
* Daniel Ricciardo vendosi xhiron të më shpejtë në dëm të McLaren, e para për të prej “2021 Italian Grand Prix”.

* Xhiro më e shpejtë e Ricciardo’s do të shpallë kampion Verstappen nëse ai përfundon i dyti në garat e mbetura deri në fund.
* Norris humbi mundësinë e të qënit i pari pilot nga McLaren që vendos ‘grand slam’ me fitoren nga “pole position” dhe kryesimin në çdo xhiro pas Mika Hakkinen në “1998 Monaco Grand Prix”.

LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë