Nostalgji për “Sami Frashërin”, nxënësit: Humbëm një pjesë të kujtimeve
Në zonën e populluar dikur nga nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, tashmë nuk dëgjohet më asnjë zë. Kjo situatë duket se do të zgjasë edhe për disa kohë, pasi godina e gjimnazit ikonë është shembur. Ish-nxënësit ndihen keq për atë që ndodhi, por shpresojnë që godina e re të ndërtohet sipas standardeve të kërkuara.
“Më vjen vërtet shumë keq. As nuk më besohet që ka qenë ndërtesa jonë aty. Duket si pa identitet. Uroj që ndërtesa e re t’i japë identitetin apo të arrijë në shkallën ku ishte Samiu më përpara dhe të transmetojë të njëjtën nostalgji, të njëjtin emocion që transmetonte ndërtesa e vjetër”, shprehet Meli, ish-nxënëse e “Sami Frashërit”.
“Unë e shoh si një nisëm pozitive shembjen e godinës së gjimnazit “Sami Frashëri”. “Do ishte shumë mirë sikur objekteve shkollore t’i kushtohej një rëndësi e vazhdueshme për mirëmbajtjen, rikonstruksionin apo dhe rindërtimin e tyre. Një kujdes i tillë nuk duhet treguar jo vetëm në raste specifike si ishte ai i “Sami Frashërit” që u dëmtua nga tërmeti”, thotë Ada.
Në mungesë të godinës, kujtimet e ish-nxënësve duket se nuk do të ngacmohen njëlloj. Ata shpresojnë të ruhen elemente të identitetit të godinës së vjetër, edhe në të renë.
“Gjithmonë kur kaloja në atë rrugë, afër gjimnazi më kujtoheshin gallatat që bënim me shokët dhe shoqet e klasës, korridoret, oborri i shkollës, mënyra si e mendonim jetën atëherë. Me shembjen e shkollës, sikur zbehen pak edhe ato kujtime”, deklaron Albi.
“Më mungon ambienti ku kam ndërtuar të gjithë kujtimet e mia. Do të doja që të rikthehesha edhe njëherë, t’i shikoja edhe njëherë nga fillimi dhe t’i jepja një mbyllje siç e meritonte dhe jo një mbyllje të papritur si nga tërmeti, ashtu edhe nga COVID-19. Nuk patëm shansin t’i thonim mirupafshim si duhet godinës “Sami Frashëri””, thotë Klea.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore