“Nuk flas prapë se bëhem si Meta”, Bushati: E dija këtë rezultat

15 Maj 2023 | 21:52

Analisti Andi Bushati tha në “Now me Erla Mëhillin” se e kishte paralajmëruar Berishën për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Harta e Shqipërisë e ngjyrosur kryesisht ngjyrë mavi, sipas Bushatit është “masakrimi” për të cilin i foli Berishës.

“S’kam asnjë koment sepse s’kam asnjë surprizë. Është e njëjta gjë që po e them prej 4 muajsh në këtë studio. Nuk e di a jeni ju të surprizuar, por unë nuk jam. Prisja çdo gjë që do të shkruante në letër Edi Rama. Unë nuk i them dot të njëjtat gjëra tani pas pilafit se ngjaj si Ilir Meta. Bashkë kemi qenë këtu me Belindin, me Berishën, që iu kam thënë ‘do iu masakrojnë, s’keni shanc të fitoni Tiranën, Durrësin, Elbasanin’ dhe thoshin fitorja blu, uragani blu është i pamohueshëm.

Tani duket sikur përsëris unë fjalët e tyre, por në fakt kemi ardhur te një pikë që është rezultat që dihet dhe merr vetëm një fabul. Shiko si është sjellë një shtet fashist në Himarë për të kuptuar se ç’ka bërë në gjithë Shqipërinë,” – u shpreh Bushati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026