Nuk i ndaloi policisë, identifikohet 31-vjeçari i armatosur që përplasi 7 makina

5 Tetor 2025 | 13:43

Imer Krrashi është 31-vjeçari që përplasi 7 automjete pranë mbikalimit të Saukut duke plagosur në cift bashkëshortësh që udhëtonin me motor.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesditës kur tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit që drejtonte 31-vjeçar, pasi kishin informacion se qarkullonte me armë zjarri.

Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke përplasur disa automjete dhe 1 motomjet.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet,  të cilët ndodhen në spital.

Pas ndjekjes u bë ndalimi i automjetit, ku gjatë kontrollit i është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Mësohet se të plagosur nga përplasja ka mbetur një punonjës policie, i cili në momentin e aksidentit nuk ndodhej në detyrë dhe bashkëshortja e tij.

Burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026