“Nuk jam unë peshku i madh”, Lefter Koka replika me prokurorët e SPAK

25 Tetor 2024 | 15:14

Ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka, ndaj të cilit këtë të premte SPAK kërkoi t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”, është shprehur në sallën e gjyqit se nuk pranon të dënohet për korrupsion dhe se e quan veten të pafajshëm.

SPAK ka kwrkuar në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish ministrin e mjedisit Lefter Koka.

“Jam i pafajshëm. Ju po kërkoni të më dënonit si peshkun e madh, por nuk jam unë peshku i madh. E di i gjithë Durrësi se unë jam biznesmen dhe nuk kam pasur nevojë të paguaj biletat e udhëtimit Mirel Mertiri. Nuk mund të më dënoni për korrupsion. Avokatët e tij thanë se biletat e rezervuara janë tre vjet më vonë sesa lidhja e kontratës. Prokurorët, pse nuk merrni si referencë kontratat e tjera për landfill, si ato të Vlorës dhe Lezhës, që janë më të shtrenjta? Keni gabim; dëgjova prokurorin sot, ky është saktësisht kallëzimi i bërë nga Monika Kryemadhi. Megjithëse ka kaluar një vit, konkluzionet e prokurorëve janë të njëjta. E kuptoj që institucioni do të marrë kredibilitet dhe kjo gjykatë do të jetë nën presion, por besoj se do të jepni drejtësi dhe do të ngriheni në nivelin e duhur. Pse e ndatë dosjen, a për të më dënuar sa më shumë mua?” , është shprehur Koka.

Kujtojmë që ministri është dënuar në shkallën e parë antikorrupsion me 6.8 vite burg me gjykim të shkurtuar. Edhe për inceneratorin e Fierit ende nuk ka zhvillime në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, duke bërë që vendimi të mos marrë formë të prerë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026