English

Nuk ka koalicion multietnik, Aleanca për Shqiptarët kërkon zgjidhjen e çështjes së dygjuhësisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në studion e “Euronews Albaniakryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët Ziadin Sela tha se nuk do ketë kualicion multietnik në zgjedhjet parlamentare për sa kohë nuk janë zgjidhur ende tema të nxehta si ajo e ligjit për gjuhën shqipe. 

- Advertisement -

Po ashtu edhe BDI-ja e Ali Ahmetit, ka konfirmuar se do të garojë e vetme në zgjedhjet e 12 prillit. Kreu i Aleancës, Ziadin Sela, foli edhe për zgjedhjet e 2016 ku një numër jo i vogël shqiptarësh votuan për subjektet politike maqedonase. Ai tha se ky veprim ishte një shenjë inati ndaj atyre politikanëve shqiptarë, që sipas tij kanë bërë tregti me votën e shqiptarëve.

“Për sa kohë që nuk janë mbyllur çështje etnike nuk është e mundur.  Ne politikën nuk e bëjmë në raport me vetveten për t’u vetëkënaqur, natyrisht ne politikën e bëjmë dhe duhet bërë çdo herë në raport me subjektet politike maqedonase.

Kontakte natyrisht që edhe nëse nuk ka, duhet të ketë. Kontaktet janë të përditshme dhe unë jam deputet ne parlamentin e  Maqedoninë e Veriut, por vlerësoj si kryetar partie hë për hë, që nuk e kemi të  nevojshëm të kemi të nevojshme të kemi kontakt me ndonjë subjekt politik maqedonas tani, sepse kemi goxha punë për të bërë për të takuar ato, të cilët e kanë fuqinë reale në ditën e zgjedhjeve, shqiptarët, qytetarët shqiptarë.

“Ndodhi njëherë dhe nuk ka për të ndodhur më unë besoj. Shkak është sepse shqiptarët  në 2016 ishin të zhgënjyer nga politika e vjetër e asaj logjike politikanësh, të cilët kanë bërë tregti me votën e shqiptarit të zakonshëm dhe për pasojë kjo tregti e tyre u zbulua në përgjimet, të cilët i shpalosi asokohe lideri i opozitës maqedonase,  ish-kryeministri Zoran Zaev. Ky ishte një zhgënjim dhe inat, të cilët shqiptarët e shprehën duke përkrahur një subjekt politik maqedonas, por gabuam. Natyrisht kjo u paketua me sologane të famshme të tipi “shoqëri e përbashkët për të gjithë”.-theksoi z. Ziadin Sela.

Sela e quajti një dështim qeverisë moshapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke thënë se reformat janë vetëm për përdorim politik por nuk zbatohen praktikisht.

“Mosmarrëveshjet brenda BE-së  është ajo që i pëlqen politikës që ta thotë për të mos pranuar një dështim të madh. Por,  realisht të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe të Shqipërisë e dinë që ne jemi vende, të cilat reformat janë për përdorim politik, ndërsa se sa i ndjejnë qytetarët këto reforma kjo lë shumë për të dëshiruar.

 Unë jam kompetent për të folur për në Maqedoninë veriut. Përveç në planin e politikës së jashtme, marrëveshja e arritur me Greqinë dhe me Bullgarinë nuk shoh që ka ndonjë progres tjetër. Reformat në drejtësi u ndaluan, ndjekja e krimit dhe korrupsionit mori karakter etnik dhe kjo punë”-tha z. Sela.

Megjithatë Sela bie dakord se nuk duhet bëhej një ndarje mes dy vendeve procesin e integrimit.  Kreu i Aleances për Shqiptarët nuk ishte optimist as për projektin e Shengenit Ballkanik .

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?