“Nuk keni mbështetje popullore”, Iljazaj debaton me Lelën

6 Nëntor 2023 | 21:57

Gazetari Ervis Iljazaj debatoi në emisionin Now në Euronews Albania me drejtorin e komunikimit në PD, Alfred Lela lidhur me situatën në të cilën gjendet sot opozita.

Sipas tij, opozita nuk ka mbështetje popullore.

“Nuk ka rëndësi çfarë qëllimi ke, rëndësi ka edhe që të arrihet qëllimi. Dy mjete për ta bërë këtë janë populli dhe ndërkombëtarët. Politikanët raportin e kanë me popullin dhe përgjigjen e kundërpërgjigjen në varësi të popullit dhe jo të politikanëve”, – tha Iljazaj.

“Iljazaj po thotë një gjë të çuditshëm, pasi po i jep të drejtë opozitës, por meqë janë faktorët ekstraopozitar, nuk ka të drejtë. Opozita ka të drejtë për komisionet dhe mbi këtë të drejtë duhet ta ngremë diskutimin. Qytetarët duhet të jenë me opozitën, që ka të drejtë për këtë”, – u përgjigj Alfred Lela.

Ndërsa Iljazaj shtoi se nuk ka rëndësi qëllimi, por mënyrat se si do arrihet qëllimi, të cilat sipas tij janë dy, populli dhe ndërkombëtarët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026